Inxhinier Kostoist
About this role
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve
zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin
Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe
industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe
Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një
nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar
në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe
Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada
dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat,
zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë,
menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në
mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti
financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet
përmes Mane Foundation.
Pozicioni: Inxhinier
Kostoist
Departamenti: Teknik, Njësia Kostos
Vendndodhja: Zyrat Qëndrore, Tiranë
Përmbledhja
e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi
kryesore ndjekjen periodike të kostove të objekteve, hartimin e preventivave,
përcaktimin dhe analizën e çmimeve për zërat përkatës, si dhe vlerësimin e
kostove të punimeve shtesë.
Requirements
- Përgatitjen e situacioneve mujore, librezave të masave
dhe analizave të çmimeve, duke përfshirë kontrollin e situacioneve të
nënkontraktorëve. Hartimin e situacioneve për punimet e realizuara nga vetë
kompania dhe përgatitjen e analizave të çmimeve sipas punimeve mujore.
- Kryerjen e rakordimeve mujore me Departamentin e Financës
për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
- Përgatitjen dhe hartimin e preventivave dhe analizave të
çmimeve për punimet e realizuara nga kompania.
- Kontrollin e preventivave dhe çmimeve të projekteve të
përgatitura nga studiot e projektimit.
- Ndjekjen dhe kontrollin periodik të kostos së projekteve
gjatë fazës së ndërtimit, në bashkëpunim me Drejtuesin e Projektit dhe Inxhinierin
Civil.
- Përgatitjen e preventivave për paketat tenderuese.
- Rishikim i analizave teknike dhe manualeve të çmimeve, në
përputhje me çmimet e tregut dhe publikimet zyrtare.
- Ndjekjen e ndryshimeve në legjislacion dhe në publikimet
zyrtare lidhur me kostot e ndërtimit dhe procedurat e kontrollit tatimor.
- Monitorimin e çmimeve të tregut të ofruara nga
kontraktorët dhe nënkontraktorët dhe raportimin e gjetjeve tek Drejtuesi i Projektit
për për të mbështetur procesin e negocimit dhe fiksimit të çmimeve në
preventiv.
- Asistimin në përgatitjen e buxheteve mujore, raporteve të
progresit dhe Cash Flow të punimeve.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare
në Inxhinier Ndërtimi.
Kërkesat e pozicionit:
- Të ketë të
paktën 3 vite eksperiencë si Inxhinier Kostoist/ Preventivues në projekte
ndërtimi civil dhe industrial.
- Të ketë të paktë 3 vite eksperiencë në përgatitjen, analizimin dhe
kontrollin e kostove të ndërtimit në kompani ndërtimi.
- Të ketë aftësi për t’u përshtatur me teknologjitë, metodat dhe kërkesat
e reja në fushën e ndërtimit.
- Të ketë njohuri mbi çmimet dhe kostot e ndërtimit, përfshirë çmimet
minimale fiskale të aplikueshme për lloje të ndryshme objektesh.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe të jetë i
aftë të punojë efektivisht në grup.
- Të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike të nevojshme për
pozicionin, veçanërisht AutoCAD dhe programet bazë të Microsoft Office.
- Të ketë aftësi për të analizuar situatat, për të sugjeruar zgjidhje
praktike dhe për të marrë vendime të përshtatshme.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë
duke dërguar CV-në deri më datë 28.09.2026
Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes,
do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.
*Të gjitha
aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887
vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Benefits
- Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të
drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
- Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në
karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
- Ditë shtesë
pushimi.
- Shpërblime
dhe vlerësime për performancën.
Frequently Asked Questions
Is the salary disclosed for the Inxhinier Kostoist position at balfinconstruction?
Where is the Inxhinier Kostoist position at balfinconstruction located?
Is the Inxhinier Kostoist role at balfinconstruction full-time or part-time?
How do I apply for the Inxhinier Kostoist position at balfinconstruction?
When was the Inxhinier Kostoist job at balfinconstruction posted?
You'll be redirected to balfinconstruction's official application page on zohorecruit.