MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina

hmgroup· H&M
Apply Now ↗
📍 Prishtina📍 Prishtina, , Kosovo📍 xkFull time

About this role

Company Description

Job Description

ÇFARË DO TË BËSH​ 
Si menaxher departamenti, do të jesh lideri që mbështet dhe inkurajon të gjithë ekipin tënd. Duke nxitur një kulturë gjithëpërfshirëse që promovon bashkëpunimin dhe një frymë ndërmarrësie, do të krijosh një mjedis ku të gjithë mund të lulëzojnë. Duke vepruar në përputhje me vlerat tona, do të kontribuosh si në suksesin tënd ashtu edhe në suksesin e kompanisë.  

 

Do të: 

  • Drejtosh ekipin tënd për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për klientin duke siguruar standarde të shkëlqyera funksionale dhe vizuale, ndërkohë që në mënyrë aktive promovon dhe shet produktet tona. 

  • Marrësh përgjegjësinë për pikat e forta të butikut dhe departamentit tënd, analizosh performancën e shitjeve, identifikosh mundësitë komerciale, vendosesh qëllime dhe krijosh plane për të optimizuar rezultatet, fitimet dhe nivelet e stokut 

  • Menaxhosh planifikimin e ekipit, oraret dhe sigurosh rutinat e hapjes dhe mbylljes pa probleme. 

  • Rekrutosh, inkorporosh dhe zhvillosh ekipin tënd duke nxitur një kulturë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese që promovon rritjen dhe inovacionin. 

  • Qëndrosh i përditësuar mbi tendencat e modës, preferencat e klientëve dhe konkurrentët për të mbajtur një avantazh konkurrues. 

  • Përfaqësosh pozitivisht veten dhe markën gjatë të gjitha ndërveprimeve me klientët. 

​ 

ME KË DO TË PUNOSH​ 

Butikët tanë janë zemra e kompanisë sonë, ku klientët e përjetojnë markën tonë nga dora e parë. Si pjesë e ekipit dinamik të butikut, çdo rol—nga këshilltarët e shitjeve, menaxherët e departamenteve, menaxherët e butikëve dhe merçandajzerët vizual deri te Cash Office Responsible—kontribuon në krijimin e një mjedisi frymëzues dhe mikpritës. Gjithashtu do të lidhesh me ekipin e zonës më të gjerë, duke bashkëpunuar me butikë për të ndarë njohuri dhe për të nxitur suksesin së bashku. Krahas ekipit tënd, do të luash një rol jetësor për të ndihmuar klientët të ndihen të sigurt dhe të shprehin individualitetin e tyre me trendët më të fundit dhe stilet e përjetshme. Duke ndërtuar lidhje domethënëse me klientët në butikët tanë, ne e bëjmë modën të qasshme dhe të qëndrueshme për të gjithë. 

​ 

KUSH JE TI​ 

Ne po kërkojmë persona me…​ 

  • Përvojë në menaxhimin dhe operacionet e shitjes me pakicë. 

  • Ekspertizë në planifikim, analizë dhe përcjellje të shitjeve, duke përdorur mjete dhe raportime të përqendruara ndaj klientit. 

 

Dhe persona…​ 

  • Udhëheqës të fortë dhe të sigurt që frymëzojnë, trajnojnë dhe zhvillojnë ekipet e tyre duke ilustruar vlerat dhe kulturën e kompanisë. 

  • Lulëzojnë në mjedise bashkëpunuese, dinamike, me një mentalitet të fokusuar në zgjidhje. 

  • Të motivuar për të krijuar përvoja të shkëlqyera për klientët gjatë promovimit dhe shitjes së produkteve tona. 

  • Kanë interes të madh për tendencat e modës, komercialitetin dhe njohuritë e konkurrentëve për të nxitur shitjet. 

  • Komunikues efektiv, kreativ dhe kureshtar. 

  • Fleksibil, analitik dhe të orientuar drejt arritjeve, me aftësi për të menaxhuar statistikat dhe për të punuar me numra 

​ 

KUSH JEMI NE​ 

H&M Group është një kompani globale e markave dhe ndërmarrjeve të fuqishme të modës. Qëllimi ynë është të vërtetojmë se nuk ka kompromis ndërmjet dizajnit të jashtëzakonshëm, çmimeve të përballueshme dhe zgjidhjeve të qëndrueshme. Ne duam të çlirojmë modën për shumë njerëz dhe klientët tanë janë në qendër të çdo vendimi që marrim.​ 

​ 

Ne përbëhemi nga mijëra kolegë të pasionuar dhe të talentuar të bashkuar nga kultura dhe vlerat tona të përbashkëta. Së bashku, ne duam të përdorim fuqinë tonë, madhësinë tonë dhe njohuritë tona për të shtyrë industrinë e modës drejt një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. ​ 

​ 

PSE DO TË JU PËLQEJË TË PUNONI KËTU ​ 
Në H&M Group jemi krenarë që jemi një kompani e gjallë dhe mikpritëse. Ne u ofrojmë punëtorëve tanë përfitime tërheqëse me mundësi të gjera zhvillimi në mbarë globin. ​ 

  • 25% zbritje për stafin në të gjitha markat tona të H&M Group, si në butikë ashtu edhe në internet  

  • H&M Incentive Program – HIP. Më shumë rreth programit mund të mësosh këtu

  • Sigurim Shëndetësor Privat 

  • Shpërblim për Shërbimin e Gjatë  

  • Pushim i atësisë 

  • Shpërblim për pensionim 

  • Kartelë Dhurate për Foshnje 

  • Bonus për referimin një mik 

 

BASHKOHU ME NE​ 

E veçanta jonë buron nga një kombinim i shumë gjërave – kultura jonë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese, vlerat tona të forta dhe mundësitë për rritje. Por mbi të gjitha, janë njerëzit tanë ata që na bëjnë ata që jemi.​ 

Kjo është një pozitë me orar të plotë dhe e përhershme, në Prishtina, Kosovo.
Apliko duke dërguar CV tënde më së voni deri më 14.09.2026. Për shkak të politikave të të dhënave, ne pranojmë aplikime vetëm përmes faqes së karrierës.   

Hidhe hapin tjetër në karrierën tënde së bashku me ne. Udhëtimi fillon këtu.​ 

*Ne jemi të përkushtuar ndaj një procesi rekrutimi që është i drejtë, i barabartë dhe i bazuar në kompetenca. Prandaj, ju lusim të mos bashkëngjitni letër motivuese në aplikacionin tuaj. 

Qualifications

Additional Information

Videos To Watch

Frequently Asked Questions

Is the salary disclosed for the MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina position at hmgroup?
The salary for this MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina role at hmgroup is not publicly listed. Click "Apply Now" to learn more about the compensation package on their official careers page.
Where is the MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina position at hmgroup located?
This MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina role at hmgroup is based in Prishtina, Prishtina, , Kosovo, xk. The position is listed as on-site or hybrid. Check the full job description or apply directly to confirm the work arrangement.
Is the MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina role at hmgroup full-time or part-time?
This is listed as a Full time position. It is posted as a MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina role in the H&M department at hmgroup.
Which team or department does the MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina at hmgroup belong to?
This MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina position is part of the H&M department at hmgroup. See the full job description for more information about the team structure and responsibilities.
How do I apply for the MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina position at hmgroup?
Click the "Apply Now" button on this page. You will be redirected to hmgroup's official application portal hosted on smartrecruiters where you can submit your application directly.
When was the MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina job at hmgroup posted?
This MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina position at hmgroup was posted on Aug 20, 2026. Apply as soon as possible — early applications are often reviewed first.
MENAXHER DEPARTAMENTI - Prishtina
hmgroup
Apply for this role ↗

You'll be redirected to hmgroup's official application page on SmartRecruiters.